Xhungla betonike e Nju Jorkut u lulëzua me lule shumë ngjyrëshe, nga roza shkëlqyese e deri te e verdha e artë, në kuadër të shfaqjes së përvitshme të kopshtit botanik.  Tema e këtij viti ishte “Tajlanda” dhe mijëra orkide shumëngjyrëshe në ekspozim.

Pjesë e ekspozitës janë mijëra lule të lulëzuara, të gjitha ngjyrat e aromat, gjithçka që mundeni të imagjinoni në terme të lloj-llojshmërisë së ngjyrave. Por kemi edhe shumë elemente tjera të rëndësishme. Kemi dizajnimin e parkut tajlandez, disa elemente kulturore  përfshirë këtu edhe elefantët që qëndrojnë pas mej – u shpreh Mark Haçaduriam, drejtor i shtëpive të gjelbra Nolen.

Tajlanda është shtëpi e më shumë se 1 200 lloje orkidesh vendase dhe sipas Kopshtit Botanik Tajlanda është eksportuesi më i madh në botë i orkideve.

 Shefkije Alasani

Shpërndaj me