Personi i dyshuar se me veturën e tij i ka sulmuar njerëzit në qendër të Nju Jorkut, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet në gjykatë. Nga ky sulm i djeshëm është vrarë një femër 18 vjeçare dhe 23 persona të tjerë janë plagosur.

Sulmuesi Richard Rojas, veteran 26 vjeçar i ushtrisë amerikane nga Bronksi i Nju Jorkut, është akuzuar për vrasje, për disa përpjekje për vrasje dhe për rrezikim për vrasje me automjet. I dyshuari, që ka histori të arrestimit për shkak të grahjes së makinës në gjendje të dehur dhe për kërcënim me thikë, i ka thënë policisë se kishte “dëgjuar zëra”.

Raportohet se Rojas ishte liruar nga ushtria në vitin 2014, për shkak të problemeve disiplinore./REL/

Shpërndaj me