Një tërmet me intensitet prej 5,3 ballësh sipas shkallës Rihter në orën 23:30 minuta sipas orës lokale ka goditur ishullin grek të Kretës.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej dhjetë kilometrash në det, rreth 60 kilometra në lindje të qytetit Heraklion, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeodinamikë.

Edhe pse tërmeti ishte ndjerë fuqishëm në pjesën lindore të Kretës, nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale, njoftojnë mediat lokale.

Pas tërmetit prej 5,3 ballësh ka pasur edhe tërmete të tjera por me intensitete më të vogla  deri në 3,5 ballësh.

Shpërndaj me