Një gabim i madh e ka përshkruat fillimin e ndeshjes Santa Fe – Santos e cila në kuadër të Copa Libertadores u zhvillua në Bogota. Spikeri zyrtar i kësaj ndeshje i ftoi tifozët në një minutë heshtje në shenjë përkujtimi të Ricardo Oliveira futbollist i Santosit i cili është i gjallë dhe ishte prezent në fushën e lojës. “Zonja dhe zotërinj, ju lutem për një minutë heshtje për nder të Ricardo Oliveira futbollist i Santos.”, tha spikeri. Në fakt përkujtimi duhej të ishte për Alexandre de Carvalo Caneco i cili luante për Santos. Ai ndërroi jetë para tre ditëve. Pas gabimit Ricardo për mediat lokale ka thënë se aspak nuk e ka vërejtur se e kanë përkujtuar me një minutë heshtje.

Shpërndaj me