Ramush Haradinaj nuk mund të mbrohet nga avokati i tij, Arianit Koci në seancën gjyqësore që pritet të mbahet nesër në Francë, për shkak të rregullave të këtij shteti, që nuk lejon avokatë e huaj të ushtrojnë aktivitetet e tyre në territorin francez.

Por, këtë pritet ta bëjë një avokate femër franceze, avokatja Rachel Lindon.

Arianit Koci, në intervistën dhënë RTV Dukagjinit, bëri me dije se “avokatja Rachel Lindon do ta mbrojë Haradinajn, por në seancë, që do të zhvillohet nesër, do të jetë i pranishëm  edhe ai në cilësinë e asistentit të saj.

  Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj ta mbrojë një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbrojë zotëri Haradinajn në seancën e së enjtes. Ndërsa unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene dhe e profesionalizuar në çështjen e ekstradimeve –  ka thënë Koci për RTV Dukagjini.

 

Shpërndaj me