Një satelit i ri i quajtur Sentinel-5P ka dërguar në Tokë fotografi nga hapësira të ndotjes së ajrit. Fotografitë tregojnë ozonin në atmosferë, di-oksidin e nitrogjenit dhe metanin. Në fotografi madje shihet edhe di-oksidi i sulfurit nga mali Agung në Bali nga ku ka filluar erupsioni i vullkanit. Fotografitë nxorën në shesh nivel të lartë të ndotjes së ajrit në zonat e Indisë. Në Evropë niveli i lartë i nitrogjenit shkaktohet nga djegia e lëndës së fosileve. Afrika, Azia dhe Amerika Jugore kapin majat sa i përket ndotjes së ajrit. Shkencëtarët besojnë se ky satelit do të jetë një mjet i nevojshëm për asistimin në ndryshimet klimatike.

Shpërndaj me