Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja. Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime. Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019. Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it. Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së. Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.

 

Shpërndaj me