Sonte në Paris, nis Botërori i hendbollit, i cili do të zgjas deri më 29 janar. Titullin e kampionit e mbron kombëtarja e Francës, e cila në orën 20.45, do të takohet me Brazilin. Në Botërorin e 25 me radhë, do të marrin pjesë 24 kombëtare të ndara në 4 grupe, ndërsa në 1/8 e finales kualifikohen 4 kombëtare. Përveç Francës, konkurues për titullin janë edhe Danimarka, Kroacia, Gjermania dhe Spanja.

Kjo e fundit është në Grupin B, së bashku me kombëtaren e Maqedonisë, Slloveninë, Tunisin, Islandën dhe Angolën. Maqedonia, përballjen e parë, do të zhvillojë të enjten kundër Tunisit, në orën 17.45 minuta.

Shpërndaj me