Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski njoftoi se ka trashëguar fatura të papaguara për vite me radhë për anëtarësitë në shumë organizata, mes tyre Organizatën për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara  dhe Organizatën ndërkombëtarë të verës. Me mos pagesën e anëtarësisë, Maqedonisë jo vetëm që i  prishet imazhi pranë Organizatave ndërkombëtare  por edhe kërcënohet me rrezik për humbje të së drejtës së votës në këto organizata, madje edhe përjashtim prej tyre. Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar se do t’i shlyej të gjitha borxhet për anëtarësi që Maqedonia  ka në organizatat ndërkombëtare,  të cilat deri më tani nuk i ka paguar Qeveria e kaluar.

Vetëm për një muaj ne kemi paguar 31 mijë euro për anëtarësi  në Organizatën për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara. Prej sot kemi nisur procedurën për shlyerje të borxhit në Oragizatën ndërkombëtare të verës. Në etapa do të shlyejmë borxhet edhe për vitet e kaluara në organizatat tjera. Për momentin, sipas të dhënave nga sektorët përgjegjës, borxhi i përgjithshëm për anëtarësi në të gjitha këto katër organizata kap shumën rreth 400 mijë euro – deklaroi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.

Alsat-M

Shpërndaj me