Pas Ministrisë së Ekonomisë edhe ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë për kujdes gjatë ndryshimeve në ligjin për mineralet e papërpunuara. Pa paragjykuar nëse është e mirë ose jo kërkesa e 10 deputetëve, për të ndaluar cianidin dhe acidin sulfurik, si një mjet i përpunimit të mineraleve, ekspertët thonë se ndryshimet duhet t’i kalojnë procedurat e rregullta ligjore, ku do të përfshihen të gjitha institucionet dhe opinioni.

Këtu te ne, fazat e rëndësishme anashkalohen, nuk përdoren instrumentet e duhura dhe në fund kemi rezultate ashtu si i kemi – tha Marjan Nikolov- Ekonomist.

Njëra nga propozuesit e amendamenteve, deputetja Liljana Popovska thotë se nuk do të hiqet dorë nga nisma e dërguar në Kuvend. Sipas saj, minierat ekzistuese nuk do të mbyllen, por qëllimi është që të parandalohet krijimi i të rejave.

Për ti parandaluar ata 86 koncesionerë të paralajmëruar, të cilët aktualisht kryejnë hulumtime gjeologjike që të aplikojnë, për t’u bërë koncesionerë, për shfrytëzimin e resurseve minerale dhe të hapin 86 miniera – u shpreh Liljana Popovska, deputete.

Një ditë më parë nga Ministria e Ekonomisë thanë se në qoftë se pa analiza ndalohet përdorimi i cianidit dhe acidit sulfurik, i cili në minierat e Maqedonisë përdoret për dekada të tëra, nuk do të dihet se si do të ndikojë mbi xehetarinë, në prodhimin e përgjithshëm industrial, por edhe në qytetet që kanë xeherore si Radovishi, Makedonska Kamenica, Probishtipi dhe Kriva Pallanka. Xehetaria aktualisht që përbën 9.14 për qind në prodhimin industrial, në dhjetor të vitit 2017 ka rënë me 2.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2016.

 Goran Temenugov

Shpërndaj me