Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata rritet për 2,50 denarë, i EUROSUPER BS-98 për 3, ndërkaq i EURODISEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 2 denarë për litër, kumtoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 66,50 denarë, ndërsa një litër i EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 68,50 denarë.
EURODISEL (D-E V) do të shitet për 54,00 denarë, përderisa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të paraqesë 42,50 den/lit.
Për 2,556 denarë shtrenjtohet edhe mazuti M-1 NS dhe kilogrami do të kushtojë 29,351 denarë.

Shpërndaj me