Një vajzë nëntë vjeçare rezervoi një udhëtim dy-ditor në Paris për familjen e saj prej pesë personash, duke përdorur kartën e kreditit të babait të saj, ndërsa prindërit ishin në gjumë.

Ian Wilson, nga Immingham, Lincolnshire, u trondit kur zbuloi se vajza e tij Susan kishte shpenzuar 1.000 stërlina, ku përfshiheshin biletat për trenin Disneyland Express dhe një udhëtim VIP në Kullën Eiffel.

Susan hyri vjedhuraz në dhomën e ndenjes një natë, ndërsa familja po flinte dhe rezervoi udhëtimin, pasi kishte hamendësuar me saktësi fjalëkalimin në telefonin e babait.

“Unë nuk mendoj se Susan e kuptoi me të vërtetë seriozitetin e asaj që kishte bërë,” tha Wilson për The Sun.

“Ajo tha se i vjen keq dhe premtoi të më japë 10 stërlina, për të ndihmuar në pagimin e pushimeve,” shtoi ai.

Fëmija e zgjuar shpenzoi 391.84 stërlina për trenin e Disneyland Express, 400 për fluturime dhe akomodim hoteli dhe një shtesë prej 214.08 stërlinash për udhëtimin në Kullën Eiffel.

Shpërndaj me