Kaosi në rregullativa dhe ndryshimi i shpeshtë i ligjeve shtrenjtë u kushton kompanive vendore. Sipas anketës së zhvilluar nga Odat ekonomike, sektori i biznesit është në hall me ndryshimin e shpeshtë të ligjeve në pjesën e tatimeve dhe doganës, marrëdhëniet e punës dhe ambientin jetësor. Kompanitë janë ankuar se për shkak të kësaj ata paguajnë dënime të mëdha, ndërsa u rriten edhe shpenzimet e punës. Ata kërkojnë heqjen ligjeve të trefishta, sidomos në pjesën e kallëzimeve për kundërvajtje në komunikacion.

Nëse automjetin e vozit i punësuari dhe bën ndonjë gabim, dënohet personi juridik, personi përgjegjës i personit juridik dhe dënohet edhe punëtori, përkatësisht vozitësi. Ka kërkesë për heqjen e dënimit të trefishtë, të ketë një dënim- tha Pavlina Dimovska, këshilltare juridike.

Kompanitë ankohen edhe për procedurat doganore, ndërsa për mos dhënien e llogarisë fiskale, ata kërkojnë dënimi të jetë vetëm në para, e jo edhe mbyllje e përkohshme e objektit. Megjithatë, një nga problemet e vjetra që i mundon me vite, është pagesa dhe kthimi i TVSH-së.

Komuniteti i biznesit urgjentisht kërkon kthim të plotë dhe pakusht të TVSH-së. Kthimi i TVSH-së të mos kushtëzohet me kontrollin e bërë dhe të bëhet në periudha më të shkurta kohore- theksoi Pavlina Dimovska.

Në anketë janë detektuar gjithsej 60 probleme. Për të gjitha ato do të bëhet analizë dhe do të propozohen zgjidhje, që më pas do të dorëzohen në Qeveri.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me