Në shtëpinë e tij në Nju-Jork, në moshën 101-vjeçare, sot ndërroi jetë miliarderi David Rockefeller.

Zëdhënësi i tij Frejzer Sajtel theksoi se Rockfeller ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në gjumë.

Ai ishte bankier amerikan dhe njëri nga njerëzit më të pasur në botë, dhe sipas të dhënave të “Forbs”-it prona e tij vlerësohet në rreth dy miliardë dollarë.

Rocfeller ka lindur në Nju-Jork dhe gjatë jetës së tij ka arritur të lë përshtypje të një trashëgimtari të një prej dinastive më të fuqishme kapitaliste në histori.

Para dy viteve e kishte operacionin e gjashtë për transplantim të zemrës.

Në vitin 1936 ka diplomuar në Universitetin “Harvard”, ndërsa pastaj ka filluar të punojë në njërën nga bankat familjare në Londër.

Në vitin 1940 fillon të punojë në shërbimin e qytetit në Nju-Jork.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer në shërbimin ushtarak të zbulimit për gjëra të lidhura me spiunazh ekonomike. Fundi i luftës e ka pritur me gradë – kapiten.

Nga viti 1946 deri në vitin 1981 ka qenë drejtor kryesor ekzekutiv i bankës udhëheqëse botërore “NP Morgan end Çejs bank”.

Midis aktiviteteve të shumta filantropike, Rokfeler e themeloi edhe qendrën ” David Rockefeller Centar for Latin Amerikan Stadis”, që punon në kuadër të Universitetit “Harvard”.

Ai ishte i fundit nga gjenerata e tij në njërën nga familjet më të njohura në botë.

Shpërndaj me