Ndarja e mbeturinave dhe riciklimi i tyre, përveç të mirave ekologjike do të sjellin benfite edhe për komunat dhe ndërmarrjet publike, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Ata kërkojnë bashkëpunim me komunat dhe ndërmarrjet komunale për realizimin e këtij procesi dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve sepse ato janë të parët në zinxhirin për seleksionimin e mbeturinave.

 Besojmë që pas zgjedhjeve lokale, së bashku me vetëqeverisjen lokale kushdo qoftë, do të kemi bashkëpunim të mirë për pjesëmarrjen e tyre në aktiviteti tonë, sepse mendojmë se pa komunat dhe ndërmarrjet komunale nuk mund të kemi sistem efikas për mbledhjen e mbeturinave dhe riciklimin e atyre deponive – tha Filip Ivanovski, kyetar i Asociacionit për reciklimin e mbeturinave pranë Odës.

Një nga qëllimet e këtij Asociacioni është që 3 vitet e ardhshme të investohet më shumë në mjetet dhe enët për selektimin e mbeturinave, sepse ka interes të madh edhe nga qytetarët.

Komunat janë pak të informuar për përgjegjësit e tyre ligjore dhe kemi probleme në lidhje me kyçjen e tyre në zgjidhjet tona për drejtimin e këtij sistemi, që do të thotë fushata promovuese e zbatimit të ligjit në terren, se si do t’i kapë ligji të gjithë ata që nuk janë të kyçur dhe nuk paguajnë kompensim për mbledhjen dhe ndarjen e mbeturinave – deklaroi Filip Avramovski, Euroekopak.

Në këtë asociacion deri më tani janë të anëtarësuar 10 kompani për menaxhim me mbeturina

ndërsa u tha se ka nevojë për përfshirje më të madhe të subjekteve jurdike në këtë proces me qëllim që deri në vitin 2020 në nivel nacional të realizohen synimet.

Valmira Zendeli

Shpërndaj me