“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” ishte filmi që mori cmimin kryesor në ceremoninë e ndarjes së cmimeve në Golden Globe Avards, ndërkaq pas tij seriali “Big Little Lies” ishte ai që u vlerësua me çmimin më të mëdha. Aktori më i mirë në dramë u zgjodh Gary Oldman, ndërkaq aktorja më e mirë në po këtë zhanër u zgjodh Frances McDormand. Filmi më i mirë komedi u zgjodh Lady Bird ndërkaq regjisori më i mirë i këtij viti u zgjodh Guillermo del Toro.

Në këtë edicion vëmendje të madhe tërhoqi veshja masive me të zeza e yjeve, si vazhdimësi e fushatës virtuale “me too” (edhe une) si formë proteste kundër ngacmimeve seksuale të grave në vendin e punës. Gratë kanë fituar më shumë çmime se çdo vit tjetër.

Dua që të gjitha vajzat që janë duke na shikuar, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilëve janë të këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burra mjaft fenomenalë, që luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku më askush s’ka nevojë të thotë “me too” përsëri- tha Oprah Winfrey.

Ky vit ishte i 75 me radhë në ndarjen e çmimeve të Golden Globe. Kjo ngjarje tashmë është bërë e përvjetshme dhe më së miri vlerëson punën e aktorëve dhe në përgjithësi kinematografisë.

Vjollca Aliti

Shpërndaj me