Basketbollisti i skuadrës së Sacramento Kings, Zach Randolph (36), patjetër do të duhet të punojë 150 orë punë në dobi të shoqërisë (humanitare). Këtë vendim e ka marrë një gjykatë lokale, pasi ai ishte kapur me marihuanë. Në fakt policia e Sacramentos, kishte gjetur 900 gram marihuanë. Duke patur parasysh faktin se Randolph, dy herë ishte në ekipin e yjeve (All Stars), gjykata e Los Angeles ishte më e butë dhe atë e gjobiti 150 orë punë humanitare. Megjithatë Randolph, në të ardhmen nuk guxon të shoqërohet me shitës të drogës dhe me konsumatorët e lëndëve narkotike. Randolph në korrik firmosi kontratë te re dy vjeçare me Sacramento Kings ( para e këtij sezoni është 12.3 mln dollarë amerikan!), ndërsa para kësaj ai për tetë vjet luajti në fanellën e skuadrës së Memphis Grizzlies.

Shpërndaj me