Basketbollistët e Cleveland, arritën të bëjnë kthesë të madhe në rezultat. Këta në ndeshjen e “play off” në fund të fraksionit të parë kishin minus 26 kosha. Në fund të pjesës së parë rezultati ishte 74-49 për Indianan. Këta në vazhdim të ndeshjes me Indiana Pacers, arritën të përmbysin këtë rezultat dhe ti gëzoheshin fitores me 119-114. Cleveland në përballjet me Indiana ka një avantazh të mirë në fitore të përgjithshme 3:0.

Shpërndaj me