Basketbollisti spanjoll i Memphis, Marc Gasol, është gjobitur të mërkurën me 15,000 dollarë për një deklaratë të papërshtatshme në TV pas ndeshjes, bëri të ditur NBA. Marc Gasol u dënua për përdorimin e gjuhës së pahijshme në një intervistë direkte”, theksoi NBA. Kjo deklaratë e tij u bë, pasi Memphis fitoi (95-92) kundër Minesotës të hënën në mbrëmje, e para pas 11 humbjeve radhazi.

Shpërndaj me