Drejtuesit e NBA-së, kanë bërë p[publike listën e tri skuadrave më të mira të këtij sezon, ndërsa në mesin e më të mirëve kishte vend vetëm për dy basketbollist nga Evropa, por gjithashtu në ekipin më të mirë të sezonit në NBA nuk ka asnjë basketbollist të skuadrës së Gollden Stejt. Në unanimitet të plotë juria i ka dhënë plot 100 vota nga 100 të mundshme, yllit të Hjustonit Xhejms Harden, i cili është zgjedhja e parë e formacionit të vitit duke u vlerësuar maksimalisht për atë çfarë ka shfaqur mbi parket gjatë sezonit të rregullt. Në ekipin më të mirë pas tij janë renditur Lebron Xhejms, Rasel Vestbruk. Nga evropa në këtë ekip është francezi Rudi Gobert i Jutës. Asnjë lojtar i Golden Stejt në 5-shen më të mirë të vitit në NBA. Stefan Keri përfundoi në formacionin e dytë më të mirë, ashtu si Kevin Durant.

Shpërndaj me