Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Mourinjo theksoi se Poll Pogba mund të mungojë disa javë pas lëndimit që e morri në sfidën kundër Bazelit. Pogba pas vetëm 18 minutave në fushë, u detyrua ta lëshoj terrenin e gjelbër për shkak të lëndimit. “Ne nuk qajmë për lëndimet. Nëse Poll nuk është i gatshëm për të shtunën, ne kemi Herreran, kemi Kerrikun, kemi Fellainin dhe Matiçin”, shtoi portugezi. Pogba ka pasur një fillim mjaft të mirë këtë edicion duke shënuar 2 gola në dy ndeshjet e para të Mançester Junajtedit në Premier Ligën e Anglisë.

Shpërndaj me