Në NBA mbrëmë u zhvillua vetëm 3 takime. Befasi është disfata e Hjustonit, që u mund 129-113 në fushën e tij nga Toronto. Kjo është humbja e katërt për ekipin teksan. Xhejms Harden realizoi 38 pikë e 11 asist, që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për kanadezët veçohet loja e mirë kolektive në këtë triumf të rëndësishëm. DeRozan realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga 5 lojtarë të tjerë që realizuan mbi 12 pikë, për të regjistruar fitoren e tetë në NBA. Fiton edhe skuadra e San Antonio, që mundi 97-91 Dallasin, në derbin teksan. Smith realizoi 27 pikë për Maveriksat, teksa për Spurst u dallua Aldrixh me 32 pikë. Në Lindje dominon skuadra e Bostonit, që kryeson renditjen pas triumfit 109-102 ndaj Bruklinit. Titullarët e Seltikut realizuan fitoren e 13 me radhë , me Irvingin që ishte lider në parket dhe autor i 25 pikëve, mbështetur nga Moris me 21 pikë.

Shpërndaj me