Garbine Muguruza është fituese e turneut Gren Slem “Uimbëlldon”, pasi në finale me 2-0 në sete mundi amerikanen Venus Uiliams.   Muguruza kishte vëhstirësi vetëm në setin e parë, duke u mundur amerikanen me 7-5. Ndërkohë në setin e dytë, Muguruza ishte perfekte duke mos lejuar asnjë gem që të shkojë për amerikanen dhe duke u mbyllur setin e dytë me rezultat të pastër 6-0. Kjo është titulli i parë në turneun “Uimbëlldon” për Gabrine Muguruza, pasi vitin e kaluar ishte fituese e “Roland Garrosit”. Të dielën në orën 15.00 do të zhvillohet finalja në konkurencën e meshkujve, kur takohen Rozher Federer dhe Marin Çiliç.

Shpërndaj me