Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për 6 vite të plota nuk është formuar Komisioni që duhet të vendosë se cilat profesione duhet të jenë me stazh të dyfishtë. Me këtë është shkelur Ligji i cili mes të tjerash parashikon çdo pesë vite të bëhet revizion se cili profesion duhet, e cili nuk duhet të jetë në këtë listë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëruan reforma në këtë fushë. E para që planifikohet është që të krijohet regjistër i profesioneve të ndryshme, pas çka do të vijojë reforma serioze e cila duhet ta zgjidhë problemin që ekziston, që është përmbushje e dy kushteve për pensionim. Tani vlen rregulla numri i viteve të kaluara në punë dhe numri i viteve për të cilat është paguar stazh i dyfishtë. Ideja e Ministrisë është që të ndryshohet kjo rregull me kushte të dyfishta dhe të vendosen për secilin profesion me stazh të dyfishtë vetëm vitet e  moshës për shkuarje në pension. Por, që dikush të pensionohet në profesionin që për shembull parashikon pensionim në moshën 50 vjeçe, do të nevojitet që punëtori në këtë vend pune të kalojë së paku 80 për qind të viteve të punës.

Reforma jonë fillon tani dhe ajo do të marrë kohë derisa të arrihet, të bëhet regjistri, derisa të përcaktohen vitet e pensionimit të parakohshëm, por gjithë atë që punëtorët e kanë si kërkesë, ta dorëzojnë tek ne, si pyetje, lirisht le t’i drejtohen Ministrisë dhe do ta marrin – tha Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

28.452 personave të punësuar vazhdimisht u paguhet stazh i dyfishtë. Edhe 41.161 të punësuar kanë stazh të dyfishtë, por me ndërprerje.  Stazh të tillë marrin personat kur punëdhënësi i ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse, por përkundër kësaj puna shkakton rrezik për shëndetin e tyre. Ndryshe, problem i madh është edhe respektimi i standardeve për mbrojtje në punë. Viteve të fundit kjo përkeqësohet dhe vetëm në vitin 2016 ka pasur 1.486 shkelje më të rënda me 15 raste të vdekjes.

Goran Temenugov

Shpërndaj me