Rreth 2 000 motoçiklistë Harli-davidson parakaluan në rrugët e qytetit bregdetar francez Saint-Tropez në kuadër të Euro-Festivalit 2017. Gjatë evenimentit u zhvilluan një sërë aktivitetesh për entuziastët e motoçikletave Harli dhe pjesëmarrësit. Festivali brenda katër ditësh vizitohet nga rreth 13 mijë njerëz.

Është shpirti Harli ai që triumfon, është shumë bukur. Ne të gjithë takohemi këtu dhe vozisim së bashku. Grupi jonë është i vogël, jemi 5 anëtarë të rijnë – tha Kevin Retzmanik, pjesëmarrës.

Harli-Davidson shet rreth 8 500 motoçikleta në vit dhe Franca është një nga klientët më të vjetra, Franca është e 15-ta në tregun botëror të Harli Davidsonit.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me