Protagonist në këtë javë të parë të Lojërave Olimpike “Pjongëang 2018” është bërë edhe moti i keq, tempraturat e ulta (deri në -20 gradë) dhe era e fortë, që ka bërë që mjaft gara të shtyhen. Kjo ka ndodhur me mjaft gara të skive alpine, ku dhe garojnë disa nga protagonistët kryesorë të këtij eventi olimpik.

“Ne presim që kushtet e motit të përmirësohen ditët në vijim dhe duke modifikuar disi kalendarin të rikthejmë normalitetin e kësaj Olimpiade. Ndoshta shumë spektatorë apo sportistë mund të jenë mërzitur nga këto shtyrje apo anullime, por për ne e rëndësishme është jeta e sportistëve, siguria e tyre në garë. Ne nuk do të marrim asnjë vendim që mund të sjellë probleme me jetën e tyre”, tha më tej Adams, pas vendimit të marrë sot për të shtyrë me 48 orë edhe dy gara të tjera të skive alpine, zbritjen e lirë për meshkuj dhe sllallomin e meshkujve. Por nëse kushtet do të vazhdojnë të jenë të tilla dhe garat të shtyhen, ekziston mundësia që disa gara të zhvillohen përtej 25 shkurtit, që është dita e fundit e Olimpiadës, , tha Mark Adams, zëdhënës i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Për t’u përmendur se në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Nagano (1998, në Japoni), gara e zbritjes së lirë për meshkuj u zhvillua 5 minuta para zhvillimit të ceremonisë së mbylljes.

Shpërndaj me