Me frikë dhe kujdes të madh qytetarët ecën nëpër trotuaret e ngrira dhe shtigjet e këmbësorëve të cilat tashmë një javë po u shkaktojnë probleme. Shumë prej tyre janë të pakënaqur për atë se si autoritetet kujdesen për pastrimin e akullit dhe borës.

“T’ju them të drejtën eci me frikë, lus zotin të mos rrëzohem, lehtë mund të rrëzohesh, ndërsa vështirë ngrihesh. Vitet e bëjnë të veten, dëgjojmë se spitalet janë të mbushura si pasojë e lëndimeve”.

“Aty ku është e pastruar është mirë. Duart nuk duhet futur në xhep pasi po rrëshqite, rrëzohesh për tokë”.

“Nuk jam e kënaqur, edhe pse kishte reshje bore, ne ecim mbi akull”.

Qytetarët gjithashtu vuajnë edhe nga temperaturat e ulëta, të cilat sot më të theksuara ishin në rajonin e Pollogut. Për këtë rajon, Komisioni për parandalim nga valët e të ftohtit lëshoi rekomandim që në punë mos të shkojnë të sëmurit kronik, personat e moshuar dhe gratë shtatzëna. Sipas ekspertëve, kategoria më e prekur nga i ftohti janë fëmijët të cilët nuk kanë termorregullim të zhvilluar, si dhe personat e moshuar.

  Mund të paraqitet hipotermi, përkatësisht ulja e temperaturës trupore e cila është mes 36 dhe 37 gradë, mund të paraqitet nëse vazhdimisht jeni në temperatura të ulëta, siç janë temperaturat minus edhe pse nuk jeni aktiv, nëse qëndroni në vend, pini alkool ose nuk e ndjeni rrezikun, atëherë ka mundësi të paraqiten këto rreziqe – tha Mihail Koçubovski, Komisioni për parandalimin e valëve të ftohtit.

Nga Komisioni për parandalimin e valëve të ftohtit thonë se temperatura të këtilla të ulëta në Maqedoni nuk ka pasur në 20 vitet e fundit, që nga viti 1993. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë ngrohje të motit të premten kur temperaturat ditore në pjesën jugore do të arrijnë deri në 7 gradë.

Bojana Simonoviq

Shpërndaj me