Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e thellë përsa i përket njoftimit të bërë sot nga presidenti amerikan, Donald Trump mbi Jeruzalemin dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në perspektivën për paqe”, konfirmoi Mogherini në një komunikatë.

Shpërndaj me