“Të bashkuarit për futboll” dhe përfaqësues nga Lidhjet Komunale të Tetovës, Shtipit dhe Manastirit, të cilët janë pezulluar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, kërkojnë ndryshime në futbollin vendor, por edhe anulimin e mbajtjes së Kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e cila është caktuar më 18 shkurt. Sipas Mirsad Jonuzit, kandidatit për kryetar të propozuar nga Lidhja Komunale e Tetovës, e cila është pezulluar nga Federata e Futbollit si e parregullt, kërkohet anulimi i Kuvendi, pasi konsideron se nuk është e mundur që në kohë aq të shkurtër të mbahen Kuvendet zgjedhore në të gjitha 26 Lidhje të Futbollit në Maqedoni. Jonuz theksoi se është dërguar ankesa në Gjykatën Administrative dhe pas vendimit të saj, do të mund të zhvillohet Kuvendi I FFM-së. “Ankesa në Gjykatën Administrative është dërguar më 10 shkurt. Nesër është një javë nga ankesa jonë. Kjo është akuza dhe masa e përkohshme për ndalimin e Kuvendit të FFM-së, që mos të mbahet e njëjta. Ne kërkojmë që Këshilli Drejtues, deri sa mos të sillet vendimi për masat e përkohshme dhe vendimi për këtë ankesë, të anulojë Kuvendin e FFM-së, pasi që të gjitha vendimet pas këtij vendimi, do të jenë në përgjegjësi të Këshillit Drejtues, presidentit të FFM-së dhe të gjithë entet juridike në Federatë. Ne presim që sot ose nesër këto vendiume të bien në ujë, pasi që kemi të drejtë dhe kërkojmë që të anulohet Kuvendi sipas rregullores së FFM-së “ tha mes tjerash Mirsad Jonuz , ish seleksionues i Maqedonisë. Ndryshe Federata e Futbollit të Maqedonisë, ditë më parë pezulloi delegatët e Lidhjes Komunale të Tetovës dhe kandidatin e propozuar për president të FFM-së, për shkelje të neneve të rregullores së FFM-së, ndërsa morri përkrahjen e 17 klubeve aktive nga Tetova.

Shpërndaj me