Sulmuesi i Arsenal, Aleks  Ivëobi, shënoi dy gola, duke i dhënë Nigerisë fitoren me përmbysje 4-2 ndaj Argjentinës, në miqësoren e luajtur në Krasnodar, mes dy ekipeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2018. Argjentina ishte në avantazh të dy golave, pasi shënuan Ever Banega dhe Sergio Aguero. Kelechi Iheanacho ngushtoi diferencën, ndërsa në minutën e shtatë të pjesës së dytë Ivobi barazoi rezultatin. Brian Idoëu tundi rrjetën dy minuta më vonë, duke e kaluar Nigerinë në avantazh dhe Ivobi kompletoi befasinë.  Te Argjentina nuk u aktivizua Lionel Messi, i cili u la pushim nga trajneri Sampaoli, pasi luajti 90 minuta në miqësoren e fituar 1-0, në Moskë kundër Rusisë.

Shpërndaj me