Bujqit as sot nuk kanë marrë paratë nga subvencionet. Në vend që të fillojë me ndarjen e parave, Ministria e Financave kërkoi nga Kushtetuesja që t’ua dorëzojë vendimin final për atë nëse ky dikaster guxon ta paguajë ndihmën shtetërore për bujqit.

“Ministria e Financave do ta nisë me ndarjen e subvencioneve vetëm pasi të merr vendimin final nga Gjykata Kushtetuese dhe kur i njëjti të publikohet edhe zyrtarisht”, thanë nga Ministria e Financave.

Sipas juristëve për momentin nuk ka pengesë ligjore që Financat të fillojnë me dhënien e parave. Profesori universitar Osman Kadriu thotë se me shfuqizimin e Nenit 8 nga Kodi Zgjedhor, institucionet nuk kanë përgjegjësi penalo- juridike nëse fillojnë me ndarjen e subvencioneve.

Nga ana tjetër, ekspertët bujqësor thonë se pritja në mënyrë plotësues do ta përkeqësojë gjendja në bujqësi. Për shkak të mbjellave më të ulëta të këtij viti, thuajse për 30 % do të ulet prodhimtaria vendore bujqësore.

Përveç që do të ulen sasitë për mbjellje, por edhe ato që tashmë janë mbjellë, për shkak të mungesës së parave nuk do të mund të trajtohen me preparatet e nevojshme, siç është mbrojtja, të ushqyerit dhe korrja – deklaroi profesori universitar Jovan Azhderski.

Kjo do të sjellë rendiment të zvogëluar dhe rritjen e importit të produkteve bujqësore. Sipas Azhderskit, kjo situatë mund ta shtrenjtojë ushqimin dhe produktet bujqësore.

Verica Pavlloska 

Shpërndaj me