Ministria e financave taktizon dhe nuk tregojnë nëse pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese do të fillojë me pagesën e subvencioneve për fermerët. Nga atje nuk zbulojnë detaje nëse të gjitha urdhërpagesat e nënshkruara do të paguhen në të njëjtën kohë, ose do të bëhet me faza.

 Nëse vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese lejon pagesën ligjore të subvencioneve, Ministria do të bëjë pagesën e subvencioneve sipas dinamikës së përcaktuar nga Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë – bëhet me dije nga Ministria e Financave.

Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë Igor Zlatkov, thotë se në ministrinë e financave kanë dërguar urdhërpagesa të nënshkruara me vlerë prej 16.2 milionë eurove.

Sipas tij tani e ka radhën Ministria e financave. Derisa Institucionet kompetente e hedhin përgjegjësinë, fermerët mezi ia dalin. Ata thonë se rendimentin e ri në vend që ta mbjellin me paratë nga subvencionet e bëjnë me para të huazuara dhe nuk e dinë nëse paratë do tu kthehen.

Për shkak të mungesës së parave fermerët nuk i mbjellën fushat me kulturat e pranverës. Reduktim të blerjes dhe shitjes së produkteve bujqësore ka regjistruar edhe Enti shtetëror për statistikë. Në tremujorin e parë, është zvogëluar për 14.2 për qind blerja dhe shitja e produkteve bujqësore, si dhe për 30 për qind është zvogëluar blerja e kulturave bujqësore te fermerët individualë.

Verica Pavllovska

 

Shpërndaj me