Ministria e Financave kërkon nga Gjykata Kushtetuese që t’i dorëzojë kopje të vendimit për pagesën e subvencioneve bujqësore dhe sqarimin e saj. Edhe pse pasdite Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin në ueb faqen e saj, për Ministrinë e Financave kjo nuk është e mjaftueshme. Në vendimin përfundimtar të Kushtetueses thuhet se masa e përkohshme është marrë, sepse me dispozitat aktuale të Kodit zgjedhor kufizohen të drejtat e qytetarëve përfitues të subvencioneve. Gjykata Kushtetuese me vendimin e miratuar të mërkurën ka konstatuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për Qeverinë në largim që përmes Ministrisë së Financave t’i paguajë fondet e premtuara shtetërore për fermerët.

 

Shpërndaj me