Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone thotë se klubi italian do të shpenzojë vetëm nëse është shumë e nevojshme, pas njoftimit se klubi ka pësuar një humbje prej 32.6 milionë eurosh. Fassone i tha këtij fjalë pas një takimi mes drejtuesve të gjigandit italian në “Casa Milan”. Pikërisht pas kësaj Milani kishte njoftuar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor) ka pasur një humbje prej 32.6 milionë eurosh. Gjithashtu, pronari i Milanit, Li Yonghong konfirmoi se ka paguar 22 milionë euro të premte e kaluar si një investim kapital.Kjo vjen pas një tjetër investimi prej 27 milionë eurosh në shtator, edhe pse ende mbetet 11 milionë më pak nga 60 milionë eurot që klubi kishte parashikuar për investime.

Shpërndaj me