Në qytetin spanjoll, Pamplona, u zhvillua gara tradicionale e përvitshme e vrapit të demave. Mijëra vrapues të guximshëm, si vendas ashtu edhe të huaj, vrapuan bashkë me demat e tërbuar 850 metra në 3 minuta nëpër rrugicat e ngushta të Pamplonës.

Për momentin raportohet se 3 persona kanë përfunduar me lëndime shumë serioze. Dy amerikanë u plagosën rëndë në kraharor dhe stomak. Përndryshe lëndimet e rënda e madje edhe vdekjen nuk janë të pazakonta gjatë këtij evenimenti.

Kjo traditë e çuditshme daton nga viti 1300 ku vrapuesit provojnë dhe testojnë fatin e tyre si dhe aftësitë në vrapin e përbashkët me dema e egër. Evenimenti është kritikuar ashpër nga aktivistët për të drejtat e kafshëve.

Shpërndaj me