Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo kryesojnë skuadrën e vitit 2017 tw fansave (ndjekësve / lexuesve) të faqes zyrtare të UEFA-s, por Nejmar është lënë jashtë për herë të dytë, në vazhdim. Në vend (rolin) të tij është Eden Hazard i Çellsit, pjesëtari i tretë i një “tridenti” sulmues i një ekipi të dominuar nga yjet e Real Madridit, pasi të besuarit e Zinedin Zidan fituan Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga, vitin e kaluar. Marselo, Serhio Ramos, Toni Kros dhe Luka Modriç bashkohen me Ronaldon në ekip, ndërsa Mesi është i vetmi lojtar i Barcelonës. Aty ka vend për bashkëlojtarin e Nejmarit te Brazili dhe PSZH, Dani Alves. Po ashtu, figuron edhe portieri veteran italian, Xhianluixhi Bufon, i përfshirë për herë të pestë, bashkë me kolegun e tij te Juventusi, Xhiorxhio Kielini. Hazard është një nga dy përfaqësuesit e Premier Ligws, i përfshirë në këtë përzgjedhje, për herë të parë, bashkë me Kevin De Brujne të Mançester Sitit.

 

Shpërndaj me