Makinën e Mercedesit në formula 1, në sezonin e ardhshëm, përpos Hamiltonit, do të drejtojë piloti finlandez Valteri Botas, si zëvendësues  i gjermanit Niko Rozberg, që u largua nga makina kampione, pak ditë pasi fitoi titullin. Sipas të përditshmes spanjolle “As”, prezantimi i Botasit do të bëhet më 23 janar. Mercedesi ka dashur ta prezantojë Botasin në fund të 2016-ës, por presionet e ndryshme, kanë bërë që konfirmimi i finlandezit të shtyhet për këtë vit. Kalimi i finlandezit te Mercedesi, do të hap rrugën brazilianit Felipe Masa të rikthehet te skuadra e Uiliamsit, ku si shok skuadre do të ketë 18-vjeçarin Lans Stroll.

Shpërndaj me