Kompania shtetërore MEPSO nuk ka marrë pagesë për rrymën që nga sistemi e kanë marrë një pjesë e kompanive private. Menaxhmenti i ri publikoi se ka gjetur borxh prej pothuajse 1 milion euro i bërë vetëm gjatë vitit 2017. Bëhet fjalë për shumë prej 57 milion denarëve, e papaguar nga disa kompani.

Më shumë se 70% e borxhit të përgjithshëm, i cili në pjesën më të madhe është bërë në tremujorin e parë të këtij viti, i përket kompanisë furnizuese ENG Servis Trejd. Menaxhmenti i kaluar për arsye të panjohura për momentin, nuk ka ndërmarrë masa për aktivizimin e instrumenteve që janë në disponim për shlyerjen e borxhit- deklaroi Simon Shutinovski, MEPSO.

Shutinovski tha se dje është aktivizuar garanci bankare, e cila do të mbulojë vetëm një pjesë të borxhit të ENG Servis Trejd ndaj MEPSO-s, edhe përkundër kësaj, borxh i papaguar do të mbesin rreth 40 milion denarë.

Publikuam vërejtje publike para suspendimit të furnizuesit ENG Servis Trejd në faqen korporative të internetit të MEPSO-s, dhe me këtë në këtë fazë të procesit për pagesën e borxhit janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet të parapara në rregulloren e tregut të energjisë elektrike, në marrëveshjen për pjesëmarrje në treg dhe në marrëveshjen për përgjegjësi të balancuar mes MEPSO-s dhe ENG Servis Trejd- theksoi Simon Shutinovski, MEPSO.

ENG Servis Trejd ekziston që nga viti 2013 dhe është një nga kompanitë e para në vend që kanë fituar licencë për furnizim me energji elektrike.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me