Revistat “Motorsport” dhe “Autosport” kanë arritur të sigurojnë imazhet e para të makinës së re të skuadrës “Uiliams”, kur ka mbetur 1 muaj nga fillimi i sezonit të ri në Formula 1. Në videon e publikuar nga këto dy revista vihen re ndryshimet që janë bërë në makinën e re, ku mund të vërehet shasia e saj që është më e gjerë dhe që ka krahë më të mëdhenj. Ndryshe prezantimi zyrtar i makinës së re të Uiliamsit do të bëhet në 25 shkurt, 2 ditë përpara testeve parasezonale që do të zhvillohen në Barcelonë. Pilotët që do të garojnë për skuderinë britanike janë Lans Stroll dhe Felipe Masa.

Shpërndaj me