Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka dhënë urdhër për zgjerim të hetimeve kundër liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. Agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug raporton se Prokuroria ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë për zgjerim të hetimeve për Haradinajn.  Urdhri për zgjerim të hetimeve  deri në fund të kësaj jave do të përkthehet dhe do t’i dërgohet Francës bashkë me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi kanë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Urdhri për zgjerim të hetimeve ka  të bëjë me veprat penale të cilat nuk janë të përfshira në këtë hetim kundër Haradinajt udhëhequr që nga viti 2004 në bazë të të cilit është lëshuar urdhër arresti ndaj tij.

Sipas Tanjugut Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Shpërndaj me