Mediat italiane kanw filluar tw shkruajnw pwr largimin e mundshwm tw Kristian Panuçi nga stoli I Shqipwrisw. Sipas mediave italiane, emri i Panuçit është përmendur së fundmi pranë një klubi të Serisë A, SPAL, që po noton në ujëra të turbullta në kampionatin nw Seria A, duke rrezikuar të kthehet shumë shpejt nga erdhi, në Serinë B. “La Nuova Ferrara”, e përditshmja e qytetit të Ferrarës ku gjendet ekipi i SPAL, ka shpjeguar situatën e trajnerit shqiptar. “Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Kristian Panuçit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvëndës i Kapelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali”, sqaron e përditshmja sa u përket zërave për të marrë drejtimin në rast shkarkimi të Leonardo Sempliçit, trajnerit që shkroi historinë me këtë skuadër duke e ngjitur në Serinë A.

Shpërndaj me