Sipas mediave në Shqipëri, presidenti i FSHF-së, Armando Duka ndodhet në Romë për të zhvilluar takimin e fundit me kandidatët për pankinën e kombëtares së Shqipërisë. Sipas burimeve nga FSHF, është rënë dakord për Kristian Panuçi si trajner i kombëtares së Shqipërisë, ndërsa marrëveshja do të jetë 2 vjet e 4 mua. Zyrtarizimi do bëhet ditën e mërkurë në orën 11:00. Mirëpo nga FSHF kanë reaguar duke potencuar se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim. “Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese te futbollit. Në orët ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e bankinës kuqezi te kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike çdo gjë. Ju faleminderit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shpërndaj me