Bendi amerikan i xhazit “For Play” bashkë me filarmoninë maqedonase nesër do ta hap edicionin  57-të të festivalit Vera e Ohrit. Kjo do të jetë hera e parë që nga ekzistimi i tij, që ky festival të filloj me zhanër të këtillë të muzikës. Për koncertin që do të mbahet në teatrin antik, organizatorët presin vizitorë nga i tërë Ballkani.

 ..Do të performojmë me filarmoninë lokale dhe në këtë mënyrë do ta ndjejmë frymën e Maqedonisë. Kemi pritje të larta nga ajo që do ta performojmë nesër- deklaroi muzikant Bob Xhejms.

Përkundër numrit të madh të artistëve nga rajoni, sivjet Vera e Ohrit do të ketë vetëm një pjesëmarrës shqiptar. Bëhet fjalë për Blerim Grubin i cili performon në violë. Ai do të paraqitet më 19 korrik në kishën Shën Sofja. Ndërkaq, përkundër pranisë së rregullt në vitet e kaluara, sivjet nuk do marrë pjesë Teatri shqiptar i Shkupit.

 Sa i përket Teatrit Shqiptar, tashmë disa muaj bisedojmë me drejtorin e Teatrit dhe në fund tha se sivjet nuk do të arrijnë të përgatitin premierë për festivalin “Vera e Ohrit” dhe për këtë arsye nuk do të vijnë meqë dëshirojnë që çdo vit të paraqiten me premierë- deklaroi drejtor i “Vera e Ohrit Oliver Arsovski.

Vera e Ohrit do të zgjasë deri më 20 gusht dhe në të do të ketë gjithsej 57 aktivitete.

Miki Trajkovski

 

Shpërndaj me