Aeroporti për mallra në Shtip nuk do të ndërtohet. Mjetet që kompania turke TAV duhej t’i shpenzonte për këtë lloj të aeroportit, do t’i investojë në ndërtimin e kanalizimeve. Këtë e konfirmoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sukareski.

Në pjesën e të mirave publike me interes të qytetarëve të Maqedonisë, para se gjithash pjesa më e madhe e mjeteve do të shkojnë për kanalizim, edhe pse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve veç më ka shpallur tenderë. Por, në përgjithësi këto 45 milion euro do të shpenzohen për kanalizim – tha Goran Sugareski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Nga TAV Maqedoni thonë se ende nuk dinë asgjë, duke shtuar se presin udhëzimet e Qeverisë që të mund të veprojnë dhe të vendosin ku do t’i investojnë paratë. Numri një i kompanisë TAV, Alpar Ersoj, konsideron se më së miri është që paratë të ndahen për zgjerimin e aeroporteve në Shkup dhe Ohër.

Tashmë ekziston një debat për këtë, por nuk ka vendim final që mos të ndërtohet Aeroporti për mallra dhe të destinohen paratë. Nëse Qeveria merr vendim të tillë, ne do të veprojmë në përputhje me udhëzimet e tyre dhe paratë do të destinohen në Shkup, Ohër ose në projekte tjera – deklaroi Alpar Ersoj, Drejtor i TAV Maqedoni

Sipas burimeve të Alsat M, besohet se nga gjithsej 60 milion eurot që kompania turke duhej t’i investojë në aeroportin për mallra, 45 milion do të shpenzohen për kanalizime, ndërsa 15 milionë tjeratura do të investohen në zgjerimin e aeroportit në Ohër. Ndërtimi i aeroportit të mallrave ishte i pasigurt që para disa viteve, kur Qeveria e Nikolla Gruevskit vendosi që në vend të Strumicës, aeroportin ta ndërtojë në Shtip. Por, për shkak të rrymimit të dobët dhe fuqisë së erës, ky projekt i rëndësishëm nuk do të mund të realizohet.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me