Transferimi i Kris Pollit te skuadra e Hjustonit ka rritur entuziazmin te teksanët, që ëndërrojnë të fitojnë titullin kampion sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018 në NBA. Ish-lojtari i Klipersit do të jetë një armë më shumë dhe një ndihmë e madhe për Xhejms  Harden në këtë betejë, çka konfirmohet edhe nga trajneri Mike D’Antoni. “Janë dy kampionë, që njihen dhe e respektojnë njëri-tjetrin dhe për mua do të jetë e lehtë. Tashmë nis puna për ta bërë sa më të lehtë këtë bashkëjetesë, që të kemi një skuadër kompetitive”, tha D’Antoni, i zgjedhur si trajneri më i mirë i NBA-së sezonin e kaluar. Kris Poll është prezantuar te skuadra e Rockets dhe beson se sezonin e ri teksanët do të jenë pretendentë për titull edhe pse Golden State janë ende shumë larg. “Kemi për detyrë të tentojmë deri në fund, ky ekip mund të synojë titullin. Ëarriors janë kampion në fuqi, por ne luajmë për të fituar. Unë erdha këtu për këtë gjë, për të synuar titullin”, tha Kris Poll.  Ndërkohë që, teksanët janë në pritje edhe të Karmelo Enthonit, që mund të lërë Nju Jorkun dhe të zbarkojë në Houston.

Shpërndaj me