Serviset për letërkëmbim  përmes Internetit, siç janë Uatsap (Whats app), iMesixh (Imessage) dhe Xhimeil (Gmail),  mund të përballen me rregulla më të ashpra për mënyrat  në të cilat duhet t’i ndjekin aktivitetet e shfrytëzuesve të tyre, përderisa miratohet propozimi i Komisionit Evropian për mbrojtje të privatësisë, e cila është prezantuar mbrëmë.

Siç thuhet, serviset do të duhet të garantojnë besueshmëri për bisedat e shfrytëzuesve të tyre dhe të kërkojnë leje të tyre për ndjekje të aktiviteteve, me qëllim që t’u tregojnë reklama të përshtatura.

Shumica e online serviseve falas mbështeten në marketingun që të financohen, që ka shkaktuar drojë se propozimi i KE-së mund t’i rrezikojë ato të ardhura.

Propozimi i KE-së parashikon rregulla të caktuara të cilat për momentin kanë të bëjnë vetëm me telekom operatorët, por zgjerohen në kompanitë e internetit të cilat ofrojnë shërbime për thirrjet dhe dërgim dhe marrje të porosive përmes internetit, me qëllim që të mbyllet jazi në dispozitat ligjore mes industrisë së telekomit dhe shumicës së gjigantëve amerikanë të internetit, siç janë Fejsbuku (Facebook), Gugëll (Goofle) dhe Majkrosofti (Microsoft).

 

Shpërndaj me