Menjëherë pas betimit në Presidencë, mesazhi i parë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u dha Ministrave të tij, është respektimi i rregullave, duke mbajtur në pritje për disa sekonda të semaforit jeshil për të shkuar në Kryeministri.

Kryeministri nuk mbajti një fjalim pas marrjes së detyrës nuk humbi aspak kohë për të bërë mbledhjen e parë të qeverisë për këtë mandat të ri.

Vendimet e qeverisë

1. Shpallja zyrtarisht e vitit 2018 si viti i Skënderbeut si dhe krijimi i komisionit shtetëror që do të organizojë veprimtaritë në kuadër të këtij viti.

 2. Përcaktimi i përgjegjësive për dikasteret e reja ministrore si dhe kompetencat e tyre.

3. Miratimi i një fondi ndihme për Shtetet e bashkuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore nga uraganet.

3. Shtesa për përcaktimin e formës, elementëve përbërës si dhe afati i përdorimit të dokumenteve bazë që lëshohen nga gjendja civile.

4. Restaurimi i godinës së ish -Lidhjes së Shkrimtarëve në të cilën janë vendosur organet që do të kryejnë vettingun për reformën në drejtësi.

 

Shpërndaj me