Përderisa shumë Klinika të vendit rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së theksuar të infermierëve, të dhënat e Agjencisë për Punësim tregojnë se numri i infermiereve që presin radhë për punësim shkon rreth 1300. Rasti i fundit ishte reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup i cili u mbyll në mungesë të infermierëve, ndërkaq me këtë problem përballen të gjitha spitalet e vendit..

Ka miratim prej ministrisë së Financave, pas miratimit të tyre është lidhë kontratë me infermieret. Ata janë mjete të siguruara nga Klinika megjithatë mbështetur nga Fondi Shëndetësor. Grupi i parë i 20 infermiereve veçmë ka filluar punë. Edhe para se të merrnim leje i angazhuam infermieret sepse me të vërtetë kuadri i infermierëve është zvogëluar – deklaroi Katerina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve, Shkup.

Pos mungesës së infermiereve, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka mungesë të theksuar edhe të mjekëve. Ndërkohë që edhe mungesa e aparaturës së nevojshme, është evidente.

Politikat kadrovike gjatë periudhës së kaluar ka qenë e keqe, pasi numër i madh i infermiereve dhe mjekëve kaluan nëpër spitale private, disa ikën për Gjermani, mosha e mjekëve është e madhe kështu që kemi mungesë edhe me kuadrin e mjekëve. Gjithsesi se mungon aparatura. Secila aparaturë ka periudhën e saj të përdorimit, duhet që vazhdimisht të rinovohet gjithsesi se ka vend për aparaturë të re – nënvizoi ajo. 

ALSAT kërkoi përgjigje nga ministria e Financave për të parë se sa është numri i kërkesave nga ana e ministrisë së Shëndetësisë që presin miratim nga dikasteri i Financave për punësimin e infermiereve, por që atje nuk dhanë informacione. Ndryshe, për momentin në Klinikën për sëmundje të Fëmijëve ka të hospitalizuar rreth 120 fëmijëve.

Vjollca Aliti

Shpërndaj me