Flloit Meiuedher është shprehur se iI ka bërë të gjitha përgatitjet për përballjen me kundërshtarin e tij Konër Mekgregër. Ai ka premtuar se dueli midis tyre, që kushton miliona dollarë, e që do të zhvillohet në në Las Vegas më 26 gusht do të jetë spektakolar. Të dy boksierët i detyrohen spektatorëve për një ndeshje që duhet t’i justifikojë pritshmëritë e tyre. Kështu është shprehur Meiuedher në konferencën për shtyp të dhënë për mediat në palestrën e tij në Las Vegas. “Mendoj që të dy i detyrohemi tifozëve, si dhe gjithë publikut, të bëjmë një garë që t’u japë atyre adrenalinë”. I veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra, Meiuedher ka folur për përgatitjet e fundit që po bën ndaj kundërshtarit të tij MekGregër. “Jam stërvitur mirë. Nuk jam përqëndruar vetëm tek shikimi i kaseta të dueleve tona. Por mirë është ta njohësh kundërshtarin me të cilin do ndeshesh në çdo aspekt. Duke filluar nga çfarë ha, ku i bën pushimet, çfarë bën gjatë ditës” – tha kampioni i pamposhtur 40-vjeçar. Nga ana tjetër irlandezi 29-vjeçar është luftëtari i parë në UFC-së që mban dy rripa titujsh njëkohësisht. Ai është shprehur se ka besim që brenda katër raundesh do ta hedhë me nokaut Meiuedher, duke i shkaktuar amerikanit humbjen e parë, në atë ndeshje që do të jetë për të e 50-ta. “Nëse ai e beson se do të kalojë me katër raunde, unë besoj se do të shkojë më gjatë ndeshja. Pra secili beson në atë që ai mendon. Por të dy jemi të sigurtë në aftësitë tona dhe nuk më mbetet gjë tjetër veëm t’ju them se prisni të shikoni një ndeshje të bukur” – tha Meiuedher, fitues i një numri të madh titujsh në kategori të ndryshme peshe.

Shpërndaj me