Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, ka munguar gjatë ndeshjes së vlefshme kundër Leipzigut, për shkak të dënimit me karton të kuq. Të premten 31 vjeçari përsëri do kthehet si titullar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën e lirë për të dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Bild”. Ai duke folur për ekipin kombëtar shqiptar duket se ka pranuar se në këtë cikël eliminator Shqipëria, ia ka arritur qëllimit të saj pozita e tretë në Grupin “G”. Sipas tij mungesa në botërorin e 2018 është një episod I dhimbshëm.

Kjo ishte pak e dhimbshme, por edhe grupi me Italinë dhe Spanjën ishte brutal. Edhe pse ne shpresonim shumë, vendi i tretë në grup është e kënaqshme. Për Kombëtaren është një sukses i madh – dhe më e rëndësishme sesa kualifikimi ishte të qenurit para Maqedonisë në grup. Kësaj ia dolëm. Por në Euro 2020 unë do luaja me gjithë dëshirë. – ka thënë Mavraj për Bild.

Shpërndaj me